Një sherr i rëndë me përplasje fizike për pak i ka marrë jetën një 18-vjeçari në Gjirokastër. Emiljano Basha, 26 vjeç nga fshati Taroninë në Gjirokastër u përfshi në një debate me 18-vjeçarin për një status në “Facebook”.
Ironitë dhe debatet ia lanë vendin ofendimeve, deri sa Basha e gjeti 18-vjeçarin në Urën e Kardhiqit dhe më pas nisi të konfliktohej me të fizikisht. Basha e goditi 18-vjeçarin disa herë me sende të forta në fytyrë, kokë dhe trup, duke e plagosur.
Deshmitarët njoftuan ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Pak minuta pas ngjarjes, Policia arrestoi 26-vjeçarin Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/