Nishani shpjegon përvojën shqiptare të paqes

Nishani shpjegon përvojën shqiptare të paqes

46
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot paradite në Konferencën me temë “Rrugëtimet e Paqes, Integrimit dhe Bashkëpunimit” që u zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore XLIX të Paqes 2016.

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe Rektori Prof. Bruno Giardina, Presidenti i Fondacionit ZKM Atë Daniele Bertoldi, Nunci Apostolik Sh. T. Ramiro Moliner Ingles, Presidenti i Këshillit Papnor të Baritores për Emigrantët dhe Rrugëtarët E. T. Kardinal Antonio Maria Veglio, trupa pedagogjike si dhe shumë studentë.

Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit shqiptar tha ndër të tjera se ne shqiptarët kemi eksperiencat tona të vyera në kontekstin historik dhe real. Ne jetojmë në rajonin e Ballkanit i cili ka provuar mungesën e bashkëpunimit dhe për pasojë ka prodhuar urrejtje, ndasi, luftëra, deri dhe spastrime etnike dhe gjenocide. Përkundrazi kemi provuar ekzistencën e bashkëpunimit i cili aktualisht është në momente për t’u vlerësuar dhe përshëndetur dhe kemi parë se ky bashkëpunim ka bërë të mundur të paktën çrrënjosjen e mosbesimit midis nesh; ka provuar që paqja është shumë herë më e nevojshme, e domosdoshme dhe më e mirë sesa urrejtja dhe luftërat; ka treguar se zhvillimi ofrohet për të gjithë në mënyrë të barabartë për të shkuar përpara. Ne shqiptarët kemi qenë, mbetemi dhe do të jemi promovues të rëndësisë që ka dimensioni i bashkëpunimit si një e mirë e përbashkët, dhe një aset e cili nuk izolon dhe nuk shmang askënd, përkundrazi i përfshin të gjithë. Ne, shqiptarët si komb dhe si vend kemi përvojën tonë pa dyshim, edhe të integrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY