Putin ishte pedofil? Mediat britanike: Ja pse u vra spiuni rus

Putin ishte pedofil? Mediat britanike: Ja pse u vra spiuni rus

73
0
Shares

Dyshimet e hedhura nga hetuesit britanikë se ish-agjenti rus Aleksandër Litvinenko është vrarë me urdhër të Putinit kanë ngjallur reagime në opinionin publik. Daily Mail shkruan se Aleksandër Litvinenko e akuzonte Putinin për pedofili.

Ekziston një video në të cilën Putin supozohet se kryen akte pedofilie dhe se Litvienko i kishte vendosur ato pas nje foto ku Putin puth një fëmijë në bark.

spiuni rus putin puthe femije 1

Pretendimet e tij ish-spiuni i kishte publikuar në një blog në ueb. Por këto pretendime citohen edhe në dosjen hetimore të Sir Robert Oëen, i cili publikoi raportin që lidh emrin e Putinit me vrasjen e ish spiunit.

spiuni rus putin puth ne bark femije

Litvinenko ka pranuar që filmimi është shkatërruar prej Putinit dhe ndoshta kjo ka bërë që ai të arratisej prej Rusisë drejt Britanisë së Madhe.

“Publiku është i tronditur. Askush nuk mund ta kuptojë gjestin e presidentit rus që puthi në bark një fëmijë të mitur dhe të panjohur. Shpjegimi mund të gjehet nëse shohim me kujdes në të shkuarën e tij. Pasi u diplomua në Institutin Andropov, ku përgatiten oficerët e shërbimit sekret, Putin nuk u pranua në shërbimin e inteligjencës ndërkombëtare, por u dërgua në një pozicion më të ulët në Direktoratin e Leningradit. Kjo ishte një goditje e rëndë për një të diplomuar në Andropov dhe që fliste rrjedhshëm gjermanishten. Por eprorët e tij mësuan se Putin ishte një pedofil dhe kështu thonë edhe disa të tjerë që e kanë njohur atë gjatë periudhës kur ishte student në Institut”, shkruante Litvinenko.

Por vëllai i Litvinenkos, Maksim, në një intervistë për mediat britanike, i konsideron akuzat e hetuesve britanikë, si të pavërteta.

Vëllai i Aleksandër Litvinenkos. Maksim Litvinenko, në një intervistë për Daily Mirror tha se nuk besonte aspak që Putin të kishte urdhëruar vrasjen. Sipas tij, arsyet më të mëdha për t’a vrarë Litvinenkon, i kishte Londra. Maksimi thotë se vëllai i tij, deri në fund të jetës ishte agjend i shërbimit sekret rus FSB dhe kohët e fundit kishte menduar të rikthehej në Moskë, pasi në Londër kishte gjithnjë e më pak punë. Sipas tij, Aleksandër Litvinenko nuk dinte asnjë sekret për presidentin rus, përkundrazi, kishte më shumë informacion për palën britanike.

Maksim Litvinenko, që aktualisht jeton me familjen në Rimini të Italisë thotë se këtë gjë e beson edhe i babai i tyre. Ai thotë se nuk ka marrë para nga Rusia për një dëshmi të tillë, por shprehet dyshues se i vëllai mund të jetë helmuar me Polonium në çaj, në vitin 2006. Ai thotë se autoritetet britanike nuk e lejuan të shihte dhe të merrte pjesë në ekzaminimet e trupit të të vëllait.

Në fund të intervistës për Daily Mirror, Maksim Litvinenko thotë se bashkëshortja e të vëllait mbron tezën se Putin ka urdhëruar vrasjen, pasi ka marrë para nga autoritetet britanike dhe aktualisht jeton në Londër, ku ndodhet në vështirësi financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY