Prokurorja Shehu rrëzon akuzat e Zaganit, hetimi per Tahirin nuk shkon ne...

Prokurorja Shehu rrëzon akuzat e Zaganit, hetimi per Tahirin nuk shkon ne gjykatë

139
0
Shares

Prokuroria e Fierit mbylli sot hetimin për akuzat e ngritura nga ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe disa kolegëve të tij në polici.

zagani vendim 2 vetura

Prokurorja e Fierit, Englantina Shehu deklaroi se në akuzat e Zaganit nuk ekziston fakti penal dhe prandaj vazhdimi i mëtejshëm i hetimit nuk është i nevojshëm.

zagani vendimi 1

Ne faksimile, vendimi I mbylljes se hetimit

Sipas Prokurorisë nuk rezulton që kushërinjtë e ministrit Tahiri, Habilajt të jenë shoqëruar ndonjë herë në komisariat së bashku me automjetin tip “Audi”, që ministri ua kishte shitur atyre në rrugë informale, se kushërinjtë e ministrti Tahiri janë hetuar dhe nuk kanë dalë më probleme kriminale dhe se makina Audi është shitur nga ministri që në vitin 2013 pavarësisht se nuk është bërë publike.

Shehu citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009 sipas të cilit, thotë ajo, edhe nëse nuk e deklaron shitjen mjafton një akt për ta njohur atë si të tillë. Sipas prokurores të gjitha pagesat për makinën janë bërë në Vlorë, cfarë do të thotë se makina ishte shitur atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY