Korçë, bashkia i rrëmben godinën Universitetit “Fan Noli”, 700 studentë mbetën pa...

Korçë, bashkia i rrëmben godinën Universitetit “Fan Noli”, 700 studentë mbetën pa mësim

103
0
Shares

Bashkia e Korçës i ka marrë universitetit “Fan Noli” ndërtesën në qendër të qytetit, ku bëjnë mësim mbi 700 studentë.
Procedurat e transferimit të pronësisë së ndërtesës, në të cilën është parashikuar të vendoset selia e Agjencisë së Zhvillimit të Rajoneve, shkaktuan debate të ashpra midis këshilltarëve te majte dhe të djathtë. Rektori i universitetit Fan Noli, e konsideron antiligjor vendimin e këshillit të bashkisë, i cili cenon standardet e mësimdhënies.
Pas 3 orë debatesh, të djathtët braktisen mbledhjen, para se të kalohej në votimin e propozimit, duke akuzuar të majtët për votim të paligjshëm, për shkak të mungesës së kuorumit.
Braktisja nga këshilltarët e djathtë dhe mungesa e këshilltarëve të LSI, nuk i ka penguar të majtët që të votojnë marrjen e pronës se universitetit të Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY