Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij...

Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij kriminale

95
0
Shares

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit të prokuroisë së Fierit për mbylljen e hetimeve ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për akuzat e oficerit të policës Dritan Zagani.
Sipas Bashës, kjo certifikatë integriteti është dëshmi e katandisje së vendit nga kjo qeveri mafioze. Po ashtu ai shtoi se edhe mercenarët në drejtësi, janë dëshmi e kapjes së kërkuar të drejtësisë nga Edi Rama.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës

ct“Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykatës nën presion që mbulon mëkatet-krime të Tahirit. Çdo shqiptar e di sot se “Audi” i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e drogës në aksin Fier-Vlore, një implikim skandaloz në narkotrafik që në fund u detyrua ta pranojë dhe vetë ministri i Ramës në Top Story. Ky është vetëm një episod i serialit të gjatë e të pandalshëm të paktit Tahiri-krimi, ku një nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave përmes zjarrvënës në laboratorin e policisë. Ajo që valëvit pa turp sot si certifikatë integriteti, është veçse dëshmi se ku është katandisur vendi me këtë qeveri mafioze që sundon me krimin, dhe që ka shërbëtorët e vet në drejtësi, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar e të përulur para baronëve e kumbarëve në qeveri nga njëra anë, e gjakpirës të qytetarëve nga ana tjetër. Ky soj mercenarësh në drejtësi është drejtësia e kapur që kërkon Edi Rama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY