BASIR ÇOLLAKU/Kur pafajësinë e ministrit Tahiri e jep prokuroria

BASIR ÇOLLAKU/Kur pafajësinë e ministrit Tahiri e jep prokuroria

112
0
Shares

Prokuroria mbyll hetimet per akuzat e Dritan Zaganit, madje vete ministri paska kerkuar venien ne pergjim te A.D por ska dale gje nga hetimi. Per do akuza te tjera na mungojne faktet. Po faktet jane pak brenda.

Ministri i Brendshem plot hare vrapoi ne faqen e tij ne fb te pohonte se Prokuroria i provoi genjeshtrat. Cila Prokurori? Ajo qe nuk sheh makinen dhe nuk merr ne kondiderate deklaraten e z. Minister se e ka shitur makinen por ka genjyer institucionin e deklarimit sepse sdonte te paguante parate e denimit gjyqsor??

Ai ka pranuar publikisht genjeshtren e tij, por prokuroria mbase nuk i beson dhe thote ska mundesi qe Tahiri te thote te verteten. Une kam shkruar ne fillim te kesaj historie kur ministri shkoi te Prokurori i Pergjithshem dhe te dy bashke buzagaz njoftuan se kishin rene dakort per hetimin. Aty ate dite eshte mbyllur hetimi. Kjo eshte shemti profesionale nga akuza tashme e veteperfshire ne mosveprim. Llalla me pjesemarrjen ne çdo qoke qeveritare ka kompromentuar veten dhe detyren duke e bere te pritshme kthimin e nderit ministrit te akuzuar.

Droga ka mberritur ne Tirane.Kur Mafia ka shtetin e vet dhe perdite e me shume shtohen njerez qe shiten e blihen per pese leke, ne nuk mund te presim asgje te mire. Dhe te japesh kete lajm diten kur ekspertet e Venecias ne Tirane deklarojne se qytetaret shqiptare nuk kane besim te drejtesia. Nje prove e Prokurorise per Venecian, ishte kjo qoke e tyre per Tahirin.

Rrallekush kish iluzione se akuza do fajesonte veten. Me mire te rrezojme oficerin se sa Ramen dhe Tahirin. Po perse Llalla transferoi prokurorin e çeshtjes nga Tirana ne Shkoder pak dite me pare?? Perse bashkeshortja e nendrejtorit epror i Zaganit eshte gjykuesja e tij ne Fier, thua vetem short?!?! Dhe bashkeshorti shperblehet me detyre ne Tirane. Paçavure rastesi..!!E shume te tjera dyshime aspak me shendet ligjor.

Ne kete vend ku banditet therrasin ne telefon zyrtaret dhe u japin urdhera e ndajne bashke fitimet e parcelave, kurrkush nuk pret ngjarje tjeter. Kete here droga doli nga shinat dhe avionet kane ku ngarkojne. Pafajesine e jep gjykata por kur ajo fillon ne Prokurori, halli eshte i madh. Ngjalat jane ne sezonin e tyre, ata gjezdisin kudo neper institucione. Mbaresi paçin..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY