Kodheli e padit në gjykatë për dëm, Bozdo ironizon: Ti ministre je...

Kodheli e padit në gjykatë për dëm, Bozdo ironizon: Ti ministre je ende, çfarë dëmi të është shkaktuar?

134
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka paditur për “shpërblim dëmi” në gjykatë, koordinatoren e PD, anëtaren e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Reila Bozdo.
Fletëthirrja e gjykatës është bërë publike në rrjetet sociale nga vetë Bozdo. Ajo shkruan në “Facebook” se, “Mimi ka lënë ‘mbrojtjen’ dhe merr rol sulmues…, ndërsa pyet. Çfarë dëmi i është shkaktuar kësaj zonje ministre, kur ajo vazhdon të jetë ministre”.
Koordinatorja e PD, Reila Bozdo, akuzoi për korrupsion pak kohë më parë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.

Postimi i plotë i Reila Bozdos

flg“Ministrja e Mbrojtjes, Mimi, lë ‘mbrojtjen’ dhe merr rol sulmues. Ajo çon në gjyq një qytetar me status politik opozitar.
Mimi pretendon se i është shkaktuar dëm nga një deklaratë e kryer nga foltorja e PD.
Lind pyetja:
Çfarë dëmi i është shkaktuar kësaj zonje ministre, kur ajo vazhdon të jetë ministre edhe pas deklaratës?!?!?!”.

Për më shumë  mund të lexoni edhe…

SKANDAL/ Siguria e hapësirës detare në duart e një dyqani celularësh
/web/SKANDAL_Siguria_e_hapesires_detare_ne_duart_e_nje_dyqani_celularesh_9462_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY