Horoskopi, 23 janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 23 janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

62
0
Shares

Dashi
Ju mjafton vetëm një inkurajim i vogël që ju të jepni rezultate shumë të mira në projektet tuaja. Shtysën për këtë do t’ju a japi pa rezerva partneri juaj dhe do ja dilni me sukses. Për beqarët do jetë momenti i duhur për tu hedhur në sulm. Për fat të mirë edhe financat do të kenë përmirësime.

Demi
Ditë e qetë parashikohet kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri sot do ju hapë zemrën. Sekreti i tij do t’ju prekë dhe do të bëni të pamundurën për ti ardhur në ndihmë. Beqarët ka mundësi të realizojnë takim shumë të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë jetën. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për shpenzime.

Binjakët
Për të dashuruarit paraqitet një ditë e bukur sot. Momente emocionuese do të kaloni në prani të njeri-tjetrit. Shfrytëzoni ditë të tilla sepse nuk vinë shpesh. Të kundërtit tërhiqen me njeri-tjetrin, dhe ju sot do te keni prova për këtë gjë. Do të lindë një ndjenjë e fortë për dikë që ka mendime të ndryshme me ju. Financat paraqiten të mira.

Gaforrja
Sot jeni shumë tradicionale në veprimet tuaja lidhur me partnerin. Për shumë do të duken gjëra jashtë mode dhe qesharake, megjithatë ndiqni rrugën tuaj dhe nuk do pendoheni. Beqarët nuk duhet të qahen, pasi mundësitë për takime do të jenë të njëpasnjëshme. Buxheti pas një periudhe delikate do të përmirësohet.

Luani
Nuk ju pëlqen që sot t’ju lënë pas dore, sidomos partneri juaj. Do të kërkoni më shumë vëmendje dhe mbase do të bëheni disi bezdisës me këtë gjë. Beqarët do marrin goxha propozime, por nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime. Në planin financiar jeni përgjithësisht të matur, por sot di ju dalin shpenzime të pamenduara.


Virgjëresha

Sot keni shumë gjera në kokë saqë mund të harroni ato më kryesoret. Kjo nuk do të thotë që të tjerët t’ju justifikojnë për ato që duhet të bënit. E rëndësishme është që mos të harroni vëmendjen ndaj partnerit. Beqarët nuk janë ende gati të sakrifikojnë lirinë e tyre vetëm për të pasur dikë në krah. Financat do jenë edhe më mirë nga sa i keni menduar.

Peshorja
Që sot do të merrni një vendim që në javën e ardhshme do t’ju lejojë të nisni një projekt shumë ambicioz për ju dhe partnerin tuaj. Kërkoni dhe bashkëpunimin e tij dhe do ja dilni. Beqarët do tregohen këmbëngulës dhe do ja dalin të bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer prej kohësh. Në planin financiar gjërat shkojnë mirë.

Akrepi
Nuk do të jetë e lehtë për ju të arrini aty ku dëshironi nëse nuk kërkoni edhe mbështetje nga partneri. Interesat e shumë personave ndërthuren me ambiciet tuaja për karrierë. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë sa të mundin ftesat që ju bëhen. Financat paraqiten në krizë, ka mundësi të dobësohen.

Shigjetari
Një zbulim i rëndësishëm mund t’ju hapë shumë dyer sot dhe t’ju detyrojë të vendosni për gjëra që nuk ishin në konsideratën tuaj deri tani. Partneri nuk do jetë shumë përkrahës i ideve tuaja, por as nuk do ju pengojë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar do dini si të veproni.

Bricjapi
Sot do t’ju duhet të qëndroni në shoqërinë e personit tuaj të zemrës. Do t’ja dilni për bukuri të fitoni vlerësimin dhe të lini pas krahëve mosmarrëveshjet që keni hasur kohët e fundit. Beqarët do veprojnë me taktikë dhe arrijnë ta joshin personin e përshtatshëm. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Ujori
Mendja juaj është e gjitha e përqendruar mbi marrëdhënien tuaj dhe kjo ju Ben vërtet mirë. Duhet të mendoni më shumë për veten dhe të krijoni një ambient të këndshëm. Beqarët që janë në kërkim të dashurisë duhet të bëhen gati sepse sot do përjetojnë ndryshime të rëndësishme. Planetët do ju ndihmojnë me financat.

Peshqit
Një i lindur i shenjës së Gaforres mund të zbulojë një anë tuajën të cilën dhe ju vetë nuk e njihnit më përpara. Kjo do të sjellë shumë ndryshime tek ju. Beqarët do kërkojnë me ngulm një person me të cilin do fillojnë një lidhje, por për fat të keq nuk do ju eci. Financat paraqiten të qëndrueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY