Një person është gjetur i varë në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është Hyqmet Nexhipi 52 vjeç, peshkatar dhe pronar i në anije peshkimi në Vlorë të njohur me emrin “Drita”. Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 05.10, me armë zjarri, automatik.
Automjeti në të cilin ndodhej turpi i pa jetë i Nexhipit, u gjend pranë një pike tregtimi karburantesh, në lagjen “24 Maj”, në rrugën “Transbalkanike”. Në momentin e krimit, automjeti tip “Honda”, me targa JBM 3221ka qenë në lëvizje.
Krismat e armës tip “Kallashnikov”, kanë qenë tek e tekë, dhe kanë shkaktuar jo pak panik te banorët e zonës. Autorët mendohet të kenë qenë profesionist, të cilët e kanë qëlluar viktimën nga afër dhe se nuk kanë lënë asnjë shenjë në automjet. Ende nga hetimet e deritanishme nuk ka informacion për autorët, rrethanat dhe motivet e këtij krimi, ndërsa në vendin e krimit janë sekuestruar dy gëzhoja, të qitura nga automatiku, model 56. PO kështu mësohet se rreth 2 kilometër larg vendit të ngjarjes , është gjetur një automjet tip “Benz” me targa DR 4863 B, i dyshuar se mund të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Nga ana e policisë janë shoqëruar 33 persona, si dhe janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të bizneseve aty pranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/