FOTO/ Berat, ofendoi Edi Ramën, policia rrëmben nga autobusi “armikun e popullit”

FOTO/ Berat, ofendoi Edi Ramën, policia rrëmben nga autobusi “armikun e popullit”

221
0
Shares

Genc Pollo me Thimio Çobo, pas lirimit nga policia

Një skenë jo të zakonshme kanë përjetuar sot udhëtarët e linjës së autobusit Uznovë – Kombinat, në berat. Ndërsa polica ka ndalur autobusin, ka hyrë forcërisht brenda dhe ka “kapur” një “armik të popullit”, i cili paskësh ofenduar kryeministrin Edi Rama.
Autobusi është ndaluar te vendi i quajtur “Axhensia” dhe prej aty është “rrëmbyer” 50-vjeçari Thimio Çobo dhe e kanë dërguar në dhomat e izolimit të komisariatit të policisë.
Pasi ka dalë nga policia Thimio Çobo, i cili ka shpjeguar se është mbajtur rreth 6 orë e gjysmë në polici, ka shpjeguar se kishte ofenduar nga autobusi kryeministrin Edi Rama,i cili ka qenë sot në Berat.
“Më pas, pas 6 orë e gjysmë, thotë ai, më liruan dhe më thanë: ‘të kërkojmë falje, ishte një keqkuptim’”.
Menjëherë pasi është njoftuar, dega e PD-së Berat ka kërkuar shpjegime në polici për ndalimin e anëtarit të saj dhe pas mbërritjes së deputetit Genc Pollo, 50-vjeçari Çobo është liruar.
Pas lirimit të tij, Pollo në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk mund të tolerohet me asnjë mjet një dhunë e tillë banditeske nga ana e policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, që e liroi më pas me urdhër nga lart.

genc pollo - thimio cobo, berat1Genc Pollo me Thimio Çobo, pas lirimit nga policia

“Zotëria që është arrestuar nga policia nuk kishte kryer asnjë krim, tha Pollo, as kishte vrarë, as kishte vjedhur apo grabitur, as nuk kishte lëshuar konçensione apo tendera qindra milion euro, ai ka qenë aktivist i Partisë Demokratike në fushatë dhe kur ka dalë me posterat e kandidatit të opozitës policia ja ka ngritur makinën me karroatrec dhe ja ka dëmtuar dhe pikërisht sot, ditën që Edi Rama erdhi në Berat, policia e ndaloi duke thënë se ka kritikuar kryeministrin. Kjo nuk është as koeçidencë, as rastësi e as teke e policisë”, vijoi Pollo.
“Por është një përpjekje për të heshtur demokratët duke i futur nëpër burgje, një demokrat arrestohet sot në bazë të Nenit 55 për ‘agjitacion e propagandë’. Ky është fillimi i regjimit, ka thënë Pollo, dhe duket se po kthehemi 25-vjet më përpara kur sot duhet të luftojmë për shtet ligjor, për mirëqenie e për punësim dhe nuk duhet të luftojmë për të nxjerrë nga burgu ata që kritikojnë partinë politike që duan të kritikojnë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY