Sarandë, djeg veten me benzinë në derën e pallatit

Sarandë, djeg veten me benzinë në derën e pallatit

99
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto ilustruese

Një person i ka vënë flakën vetes sot në Sarandë ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Gjendja e tij është e rëndë dhe është nisur me urgjencë për në Tiranë.

Rreth orës 16:35, në lagjen nr.2 Sarandë, një person është lyer me benzinë duke i vënë zjarrin vetes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku banonte dhe për shkak të dëmtimeve të marra në trup është dërguar në drejtim të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se ky shtetas ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, gjithashtu vuante edhe nga tensioni, thotë njoftimi i policisë.

Policia po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY