Gjergj Bojaxhi nis mbledhjen e firmave për partinë e tij

Gjergj Bojaxhi nis mbledhjen e firmave për partinë e tij

87
0
Shares

Gjergj Bojaxhi, ish drejtor i KESH deri më 2009 ka nisur mbledhjen e firmave për partinë e tij.

Ai ka lajmëruar sot se mbledhja e firmave do të bëhet të premten më 29 janar dhe të shtunën me 30 janar.

“Cilido që dëshiron t’i bashkohet nismës sonë të re është i ftuar të vijë për t’u takuar dhe diskutuar me ne të premten dt.29 janar në orën 17.00 ose të shtunën dt. 30 janar në orën 10.00 në Hotel Tirana. Do të kemi mundësi të njihemi, të diskutojmë dhe të paraqesim idetë dhe vlerat që mund të na bashkojnë.

Pas këtyre takimeve grupi nismëtar do të përgatisë dokumentet e nevojshme për t’i dhënë jetë dhe formë përpjekjes sonë të përbashkët.

Mos ngurroni. Duhet të shmangim indiferencën dhe të bashkohemi për të marrë në dorë fatin tonë”, lajmëron Bojaxhi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY