Sulmi me kallashnikov te “Qelqi”, personi në kërkim mik i Emiliano Shullazit...

Sulmi me kallashnikov te “Qelqi”, personi në kërkim mik i Emiliano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

1122
0
Shares

Fotomontazh, Emiliano Shullazi dhe Pajtim Serjani

Altin Dani, autori i sulmit me automatik sonte, te rruga e “Qelqit” është një person i njohur për policinë e kryeqytetit, me precedentë penalë. Ai ishte një nga protagonistët e ngjarjes së 5 janarit të vitit 2015 të ndodhur në rrugën “Islam Alla”Tiranë,  ku u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Në këtë ngjarje, viktima ishte Arianit Sterio 41 vjeç, i cili u vra në një rrugicë mes Rrugës së Kavajës dhe “Myslim Shyrit”. Ai u vra pas atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serjanit i cili së bashku me Altin Danin mbetën të plagosur. Në këtë ngjarje atentatori u vra nga punonjësi i policisë, Roland Meta i cili ndodhej në një tavolinë me ta.
Atë natë, iu bë atentat Emiliano Shullazit gjatë kthimit nga Kruja në Tiranë pasi mori vesh për ngjarjen që i kishte ndodhur miqve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY