Gjykata njeh si trashegimtarë të pensionistit italian 31 vjeçarin shqiptar, ja çfarë...

Gjykata njeh si trashegimtarë të pensionistit italian 31 vjeçarin shqiptar, ja çfarë pasurie përfitoi ai

60
0
Shares

Një 31 vjeçar shqiptar është gjykuar nga drejtësia italiane si trashëgimtari i vetëm i një llogarie bankare e një apartamenti në komunën Vaiano në provincën e Pratos në Itali. Këto ishin në pronësi të italianit Mario Santi i cili ndërroi jetë më nëntor të 2011 në moshën 87 vjeçare.

Shqiptari Arben Goli dhe e fejuara e tij Cristina Naglieri kanë punuar e banuar për disa vjet në shtëpinë e pensionistit italian duke u kujdesur për të deri në momentin që ai ka ndërruar jetë.

Pak kohë para se të vdiste italiani Mario Santi ia delegoi pasurinë e tij bankare në emër të së fejuarës së shqiptarit si dhe i dhuroi apartamentin e tij 31 vjeçarit Arben Goli.

Prej vitit 2011, pas vdekjes së 87 vjecarit italian, gjashtë nipërit e tij akuzuan shqiptarin e të fejuarën e tij italiane si dhe mikun e tyre 56 vjecarin Sergio Pasquinelli, rezident po në komunën e Vaianos për mashtrim e përfitim në dëm të të moshuarit italian Mario Santi i cili sipas tyre, pak kohë para se të ndërronte jetë ishte i paaftë të kuptonte e gjykonte.

Sipas akuzës mashtrimi i tre të akzuzuarve ishte dhe në dëm të trashëgimtarëve legjitim të Mario Santit, pra të nipërve të tij.

Procesi gjyqësor i bazuar mbi një ekspertizë psikologjike në aftësitë mendore të pensionistit italian qysh kur ishte ende në jetë evidentoi vetëdijen e tij të plotë për të gjykuar e kuptuar deri në momentin e fundit të vdekjes.

Gjykata italiane vendosi të njohë trashëgimtar universal të pasurisë së pensionistit italian shqiptarin 31 vjeçar Arben Goli si dhe i ka rikthyer të drejtën për të përdorur llogarinë bankare të deleguarnga ai, të fejuarës së shqiptarit italianes Cristina Naglieri.

Drejtësia italiane zhvesh nga cdo akuzë tre personat e akuzuarmes të cilëve dhe trashëgimtarin shqiptar dhe ju hoqi te gjitha te drejtat per perfitime 6 nipërve e pensionistit italian Mario Santi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY