VLORË/Policia arreston djalin e peshkatarit që u vra dje

VLORË/Policia arreston djalin e peshkatarit që u vra dje

72
0
Shares

Policia ka arrestuar sot, Olsi Nexhipin, djalin e peshkatarit që u gjet dje i vrarë në makinë e tij në Vlorë.

Policia kreu një kontroll në shtëpinë e tij dhe ka gjetur një pistoletë, 11 fishkë dhe 115 gr kanabis sativa.

I biri i Hiqmet Nexhipit u prangos me akuzën e armëmbajtjes pa leje, mbajtjes së lëndës narkotike.

Fill pas gjetjes së trupit të viktimës, policia e Vlorës nisi dje hetime intensive rreth arsyeve të vrasjes. Pikërisht ky hetim ka cuar në kontrollin e banesës së Nexhipit.

Pista e djeshme e hetimit për pronarin e anijes së peshkimit lidhje me dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj, Itali, ku edhe ka qenë i dënuar rreth 3 vjet më parë.

Njoftimi i policisë

Policia sekuestron 1 armë zjarri “Pistoletë” dhe 115 gr lëndë narkotike “Cannabis”!
Arrestohet në flagrancë poseduesi!
Arrestohet shtetasi:
— Olsi Nexhipi, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij personi u bë, pasi:
Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kushtrimi”, Shërbimet e Policisë, në një nga dhomat e kësaj banese kanë gjetur të fshehura materialet e mëposhtme:
– një armë zjarri Pistoletë e llojit “Beretta”,
– 11 fishekë të kalibrit 9mm,
– 115 gr lëndë narkotike, të llojit “Cannabis sattiva”, materiale të paligjshme të cilat janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngrakim të këtij shtetasi për veprat penale “Prodhim & mbajtje pa leje e armëve luftarake & municionit” dhe “Prodhim & shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY