Aleanca Kuqezi, tym dhe flakë te Ministria e Shëndetësisë

Aleanca Kuqezi, tym dhe flakë te Ministria e Shëndetësisë

77
0
Shares

Qindra protestues të Aleancës KuqeZi rrethuan dyert e Ministrisë së Shëndetësisë duke e bllokuar me shirita “zonë krimi”.

Me pranga në duar, Aleanca KuqeZi ka kërkuar largimin dhe arrestimin e Ministrit hajdut, Ilir Beqja.

Në fjalën e tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu deklaroi: Deri në ç’pikë fjalët e bukura mund të mbulojnë realitetin? Menaxhimi i shëndetësisë nuk është lojë basketbolli.

Beqaj-Kallashnikov në duart e Ramës ndaj të sëmurëve e mjekëve.

Brezi -brezit duhet t’i trashëgojë pasuritë e jo hallet e kreditë…”

“VJEDHIM PËR 2O26… Beqaj po rimburson Ramën dhe PS me lekët e pseudokoncesioneve… “,-tha Spahiu për median.

Ndërkaq, ai theksoi se Rama duhet të llapë më pak e të punojë më shumë.

Tone të shumta sarkazme kanë shoqëruar fjalën e liderit të AK-së mes qindra aktivistëve kuqezi, ndërsa vuri në dukje se: “Beqaj për shëndetësinë, si minatori për astronominë. Avoid a remedy that is ëorst than disease! Pseudoreforma e Beqjes.. më keq se sëmundja vetë!”

“7 mijë raste të Reja me kancer kërkojnë çdo vit mjekimin që u mungon… –vuri në dukje Spahiu- Check- up Rama-Beqaj = Parate “Rrush e kumbulla”!”

Nuk munguan as kritikat për gazetarët, të cilët sipas tyre duhet të jenë më kërkues dhe kërkimor përballë këtij tumori që ka kapur këtë sektor të shtetit shqiptar.

“Gazetarët shqiptarë e kanë mendjen tek pyetja e radhës, jo tek përgjigjja aktuale, ndaj hanë çdo gjë që ju thua!”-theksoi AK.

aleanca ministria 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY