Amerika mbyllet në shtëpi, nis stuhia moster

Amerika mbyllet në shtëpi, nis stuhia moster

95
0
Shares

Nga Beqir Sina, New York
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe përkatësisht bregdeti lindor i saj janë ende të pushtuara nga stuhia e fortë që ka goditur vendin nga mëngjesi i ditës së shtunë.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në -20 gradë celcius në verilindje dhe vende të tjera të vendit, ndërkohë erërat e acarta do t’i ulin edhe më tej temperaturat, në gjithë bregdetin lindor të SHBA.

Deri ditën e mërkurë, thuajse gjysma e SHBA do të ketë temperatura nën 0 gradë celcius.

Stuhia e dëborës qe ka mbërthyer te paktën 20 shtete ne brigjet lindore ne SHBA, ka shkaktuar 17 viktima. 6 nga viktimat kane gjetur vdekjen ne Karolinën e Veriut si pasoje e aksidenteve rrugore te shkaktuara nga akulli, ndërsa te tjerët ne Tenesi, Kentaki. 3 prej tyre kane humbur jeten ne New York.

amerika bore 2

Autoritetet thanë se rreth 1 mije aksidente rrugore kane ndodhur vetëm ne Virginia. Në Karolinën e Veriut 100 mijë shtëpi thuhet se kanë mbetur pa energji.

Kurse, përveç paralizimit të transportit rrugor e hekurudhor, stuhia ka sjellë probleme edhe në transportin ajror, ku thuhet se ka rreth 7 mijë fluturime të anuluara në disa shtete.

amerika bore 4

Deri tani gjendjen e emergjencës e kanë shpallur 10 shtete amerikane, se bashku me kryeqytetin Ëashington D.C i cili është përfshirë nga një dimër i paparë. Ai është mbuluar nga bora, qe arrin trashësinë 22 cm.

Sipas parashikimeve, trashësia e borës në disa qytete do të arrijë në 76 cm në orët në vijim.

Kjo situate ka sjellë edhe pezullimin e transportit publik në disa nga qytetet kryesore përgjatë gjithë fundjavës.

Autoritetet kane paralajmëruar 85 milionë njerëz për rrezikun nga stuhia dhe që të shmangin udhëtimet.

Pritet që shpejtësia e erës të arrije deri në 80 km orë përpara se stuhia të dobësohet. Një pjesë e supermarketeve amerikane, kanë mungesa të produkteve për shkak të fluksit të lartë tē blerësve.

amerika bore 3

Një ndër qytetet më të prekura nga stuhia është edhe New York.

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Neë Yorkut, Bill de Blasio lëshoi ​​për shtypin njujorkez, sot një deklerate ku u behet thirrje njujorkezëve për të qëndruar në shtëpi – për shkak të stuhisë së fort që ka mbuluar qytetin.

Ndalimi i udhëtimit hyri në fuqi dje çka do të thotë se vetëm do të lejohen të lëvizin automjetet zyrtare me raste emergjente dhe automjetet e autorizuara për të pastruar rrugët .

Shërbimi hekurudhor i linjave të metrosë, dhe atyre të jashtme u pezulluan.

Dy linjat më të rëndësishme të transportit të udhëtarve me trenat e linjave të jashtëm The Long Island Rail Road dhe Metro-North – gjithashtu, do të mbesin mbyllur deri në orën 4 am të ditës së nesërme.

Zyrtarët e shërbimit të autobusve për linjat brenda qytetit dhe jashtë Neë Yorkut, njoftuan në një konferencë për shtyp se prej mëngjesit që të gjithë shërbimi lokal dhe Express me autobus të qytetit pezullohet deri në mesnatë.

Policia paralajmërojë se do të tërheq nga rrugët çdo automjet civile në lëvizje – madje edhe njerëzit që thyejnë urdhërin e bashkisë për ndalimin e udhëtimit, t’i arrestojë.

Kryetari i Bashkisë thotë se kjo stuhi ka të ngjarë të jetë si një nga më të mëdhatë në historinë e qytetit.

Që nga ora 4 pasdite, dy aeroporete kryesore ndërkombëtare Laguardia dhe JFK qendrojnë të mbylluara, qindra fulturime u pezulluan mbasi dendësia e dëborës arriti në trashësinë 20,4 inç, ndërsa në qendër të qytetit Central Park kishte 19.3 inç dëborë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY