Në foto, momenti kur Rama ka pyetur se sa nxënës kërkojnë qeveri besimi
Kryeministri Edi Rama është befasuar sot në Apolloni të Fierit kur disa qindra nxënës ngritën dorën kur ai pyeti se kush prej tyre kërkonte qeveri besimi.
Pothuajse të gjithë nxënësit ngritën dorën duke detyruar edhe Ramën të ndërpriste batutat dhe bashkëbisedimin e lirë për tu futur në pjesën zyrtare të fjalimit.
Kryeministri Rama kishte një takim me nxënës të viteve të fundit në shkollat e mesme të cilët votojnë për herë të parë këtë vit.
Ai në fillim pyeti kush ishte për shtyrjen e zgjedhjeve, dhe përgjigja ishte sic e priste. Fare pak nxënës kërkonin shtyrje të zgjedhjeve. Më pas pyeti se kush ishte për qeveri teknike. Një grup i madh nxënësish ngriti dorën por pas pyetjes së tretë për qeveri besimi të gjithë ishin në një zë, kërkonin një qeveri besimi.
Në vijim Rama është tallur edhe me Gramoz Rucin. “Vitet ikin, Gramozit hera e parë i ka mbetur në mendje”, tha Rama duke shkaktuar gaz të madh tek nxënësit e pranishëm.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/