PD do të bllokojë supermarketin “Qemal Stafa” të Edi Ramës

PD do të bllokojë supermarketin “Qemal Stafa” të Edi Ramës

574
0
Shares

Në foto, një nga projektet e stadiumit Qemal Stafa

PD është deklaruar sot kundër projektit të Edi Ramës për rindërtimin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa duke përpirë një hapësirë të madhe të kryeqytetit përvec asaj aktuale.

Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij, deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

“Edi Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar, në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij.

Partia Demokratike lajmëron të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anullojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

Eshtë në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standarteve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY