POR KLIPI ËSHTË ZHDUKUR/Xhoana Nano, vajza e bukur e klipeve të kohës...

POR KLIPI ËSHTË ZHDUKUR/Xhoana Nano, vajza e bukur e klipeve të kohës së komunizmit

232
0
Shares

Sytë e tu, sytë e tu/ me gjithë dritat që kam parë/ me gjithë yjet rreze ar/ me gjithë lumë, liqene blu/ shëmbëllejnë sytë e tu…

Ky është refreni që bëri bujë në vitin 1989, teksa u këndua nga Frederik Ndoci.

Por, përveç debutimit në festival, kjo këngë është ndër të rrallat e asaj kohe që iu realizua edhe një videoklip.

Ishte një femër nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” që u përdor si modele e klipit, të cilën Frederik Ndoci e përshkruan si “bukuri e rrallë”, shkruan sot Panorama online gjate një interviste me këngëtarin e njohur të viteve ‘80.

Dhe kjo bukuri ishte Xhoana Nano, e cila vite më pas u bë bashkëshortja e Kryeministrit Fatos Nano. “Xhoana ishte në sintoni me këngën dhe me sytë e saj të thellë. Klipi u realizua me mjaft sukses.

Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe që iu bë vlerë e shtuar këngës”, thotë Frederik Ndoci, ndërsa peng i ka mbetur që ky videoklip nuk po gjendet më.

“E kam kërkuar unë videoklipin, por edhe vetë Xhoana e ka kërkuar dhe nuk është gjetur. Nuk e di pse ka humbur”, çuditet Frederik Ndoci ndërsa flet për Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY