Rrahin 2 policët në brenda në komisariat, arrestohen Gaqo e Lorenc...

Rrahin 2 policët në brenda në komisariat, arrestohen Gaqo e Lorenc Gjini

178
0
Shares

Policia e Vlorës arrestoi sot 2 persona pasi rrahën dy policë në komisariatin policisë.

Policia arreston në flagrancë 2 shtetasit:
1. Gaqo Gjini, 35 vjeç, banues në Vlorë.
2. Lorenc Gjini, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi:
Këta shtetas, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë, me pas kanë filluar të godasin me grushta duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY