Kush do të blejë INSIG

Kush do të blejë INSIG

184
0
Shares

Dikur kompania e vetme në Shqipëri për sigurimet, sot është e fundit në treg.

Kompania shtetërore INSIG ka tetë vjet që ka dalë në shitje por ende nuk ka pronar.

Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e saj. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.

Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg.

Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.

Zv/Ministri Mete thotë se keqmenaxhimi i saj, ka bërë që ajo sot të ketë vetëm 5-7% të tregut, ndërsa probleme ka patur edhe dega në Kosovë. Privatizimi do të ndiqet nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministrinë e Financave dhe do të mbyllet 45 ditë pas shpalljes.

Kontrata, nuk do të kalojë në parlament, por do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY