BE-ja, monitorim për dosjet VIP në Shqipëri

BE-ja, monitorim për dosjet VIP në Shqipëri

73
0
Shares

Institucionet e drejtësisë po përgatiten të japin “llogari” para Bashkimit Europian, për disa nga dosjet VIP.

Burime nga akuza qendrore, por edhe nga KLD-ja, apo Ministria e Drejtësisë, kanë konfirmuar për gazetën “Shqip” se në ditët e para të muajit shkurt, disa ekspertë të BE-së kanë planifikuar të mbërrijnë në Shqipëri, ku paraprakisht kanë bërë listën e kërkesave për mbarëvajtjen e disa çështjeve të bujshme, kryesisht ato që lidhen me shpërdorimin e detyrës apo të korrupsionit.

Gjatë vitit të kaluar, organi i prokurorisë ka kërkuar arrestimin e disa deputetëve, por “peshqit e mëdhenj” duket se janë të paprekshëm.

Bashkimi Europian ka ngritur mekanizma te mbikëqyrjes së standardeve në vendte e BE-së dhe natyrisht të tilla do të ketë edhe për vendet aspirante si Shqipëria.

Aktualisht BE ka misione monitorimi në Bullgari dhe Rumani në fushëne korrupsionit ndërkohë që ka vendosur të mbikqyrë edhe Poloninë në rastin e respektimit të parimeve të demokracisë .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY