Ndeshje e dhunshme në Shkodër, dy lojtarë përfundojnë në spital

Ndeshje e dhunshme në Shkodër, dy lojtarë përfundojnë në spital

77
0
Shares

Ndeshja e vlefshme për takimin e parë çerekfinal për Kupën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut u shoqërua me incidente në fushë dhe jashtë saj. Në minutën e 34 të pjesës së parë, Marku dhe Ademir në dyluftim për topin u përplasën mes tyre duke mbetur të lënduar në fushë.

Pas ndihmës së dhënë nga stafet teknike ndaj lojtarëve, u kërkua ndërhyrja e ambulancës që ndodhej në ambientet e stadiumit të Shkodrës.

Pasi u transportuan në ambulancë në drejtim të spitalit më të afërt, lojtarët u përcollën me duartrokitje nga tifozëria në impiantin sportiv.

Nga ana e tyre, trajnerët bënë zëvendësimet duke futur në fushë Radas dhe Pjeshkën.

Gjatë kësaj kohe, në shkallët e stadiumit u konstatuan edhe tensione mes policisë dhe tofizëve në “Reshit Rusi”. /Panorama plus/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY