Incidente në Shkodër, tifozët gjakosin policin, disa të shoqëruar

Incidente në Shkodër, tifozët gjakosin policin, disa të shoqëruar

48
0
Shares

Vllaznia barazoi pa gola me Skënderbeun në takimin e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në këtë ndeshje nuk munguan incidentet në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas burimeve nga “Panorama Sport” në Policinë e Shkodrës, një konflikt mes tifozëve përfundoi me lëndimin e një prej efektivëve.

Polici i identifikuar me emrin Frrok Ndreca, ndërhyri për shuarjen e një sherri mes tifozëve. Më pas, ai mori lëndime në fytyre dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ndërkohë që forcat e rendit në ambientet sportive “Reshit Rusi”, ndërhynë duke shoqëruar për në komisariat disa prej tifozëve.

Incidenti ndodhi në minutën e 42’ të lojës. Pak minuta para kësaj ngjarjeje, në fushë u fut edhe ambulanca pas përplasjes që dy lojtarët Marku dhe Ademir patën në dyluftim për marrjen e topit. Aktualisht, gjendja e tyre është normalizuar dhe futbollistët shkuan pranë ekipit pas kurimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY