Mes demokracisë dhe diktaturës ne zgjedhim demokracinë ka deklaruar sot ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, anëtar i udhëheqjes së LSI e cila ka kërkuar një qeveri besimi për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.
Vasili tha se rruga e Ramës për të shkuar në zgjedhje i vetëm dhe pa opozitën rrezikon të çojë drejt rënies në autokraci dhe diktaturë. Dhe rënia në këtë regjim janë faktorë që “pengojnë stabilitetin, rritjen ekonomike dhe reformën në drejtësi”.
Gjatë një interviste për neës24, Vasili theksoi mazhoranca po mban një retorikë konfliktuale dhe vetë retorika e Kryeministrit po shpreh një konfliktualitet të panevojshëm.
Vasili përmendi raste të tjera të shtyrjes së zgjedhjeve duke hedhur poshtë qëndrimin kategorik të Ramës se 18 qershori nuk ndryshon. Me ironi ai kujtoi rastet se zgjedhjet i ka shtyrë edhe Ramiz Alia në 1991 dhe Sali Berisha në 2007-ën. “Shpatullat e Ramës janë të vogla për të mbajtur destabilitetin” tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/