Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të “lexojë” nesër gazetat në ora 07:00 tek emisioni i Bashkim Hoxhës në news 24.
“Kryetari i Kuvendit z. META neser ora 07:00 do jete live tek Bashkim Hoxha ne#News_24”, lajmëron zëdhënësi i tij, Emiljano Aleksi.
“Koha për t’u zgjuar” është emisioni më i ndjekur në mediat televizive në Shqipëri.
Autori i tij Bashkim Hoxha e krijoi atë që në vitin 1996 dhe ka vijuar pothuajse pa ndërprerje deri nesër në mëngjes.
Është hera e parë q ënë atë emision ka të ftuar të posacëm në vend të qindra telefonuesve bga e gjithë Shqipëria që respektojnë regjinë e emisionit duke artikuluar një hall, një problem apo një mendim për tu lënë vendin të tjerëve.
Megjithatë Meta duhet ndjekur nesër qoftë edhe për të krijuar idenë nëse është më mirë të bëjë emisionin e Bashkim Hoxhës apo atë të Kryetarit të Kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/