Altin Dani u ndalua para 2 javësh nga policia por u la...

Altin Dani u ndalua para 2 javësh nga policia por u la i lirë

155
0
Shares

Altin Dani u ndalua dy javë më parë nga policia dhe u lirua sërish me urdhër nga lart.

Po ashtu edhe dje policia nuk i gjeti vet makinën dhe armën me të cilën qëlloi në Tiranë por Dani ua tregoi policisë me kusht që ata ta konsideronin të dehur.

Ish-kryeministri Berisha thotë se rendin në Tiranë ia kanë besuar Milit të partisë.

“Lidhur me luften mbreme te Altin Danit, lejtnantit kryesor te Milit te Partise, ne Kombinat, bresherite e tij kunder lokalit te nje pronari te llotarise sportive, me sa duket nje paralajmerim per shkak te nje gjobe, burime nga ministria e brendshme bejne me dije se policia kot po mburret se gjeti kallashin dhe mjetin e Altin Danit pas nje hetimi te imtesishem.

Kjo eshte nje genjeshter e mirefillte. Per vendndodhjen e mjetit dhe kallashit, policise i tregojivete Dani me kusht qe ata te shpallin ate te dehur. Dhe keshtu u veprua.

Prej kohesh, ne thyrje te cdo ligji te vendit, Edvin Shullazi dhe Saje qorri, te tere banden e Milit te partise e kane shnderrur ne “bashkepunetore te fshete te policise”.

Keshtu, burime nga policia njoftojne se Dani, ne kerkim per krime te renda, u ndalua nga nje inspektor policie para dy javesh ne autostraden Tirane – Durres segmentin Marikaj..

Rruges per ne Komisariatin e Durresit, Ardian Çipa, i cili se bashku me Saje Qorrin dhe Milin e Partise ne ate kohe po benin qitje ne nje poligon ne periferi te Tiranes, urdheron inspektorin per lirimin e menjehershen te Danit si njeri i tyre”, shkruan Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY