Vrasja e dy emigrantëve në Itali, kapet ukrainasi që i vrau

Vrasja e dy emigrantëve në Itali, kapet ukrainasi që i vrau

81
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar autorin e një vrasje të dyfishtë që ndodhi sot në një qytet të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tibullo” në Peskara, ku mësohet se viktimë ka mbetur një grua dhe djali i saj.

Bëhet fjalë për një një 56 vjeçare polake dhe djalin e saj 23 vjec, sipas medieve italiane.

Pak minuta pas krimit, policia ka arrestuar autorin, i cili u kap me një thikë të lyer në gjak, të cilën po tentonte ta fshihte në një kopsht. Autorit iu gjet edhe një çantë, në të cilën kishte një shkop bejsbolli po të lyer me gjak.

Gjatë marrjes në pyetje, autori me origjinë nga Ukraina ka rrëfyer se gruan e kishte vrarë me shkopin e bejsbollit, ndërsa të riun me thikë. Gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje mes tyre, por motivi i krimit nuk dihet ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY