Qeveria do bashkojë Tatimet dhe Doganat

Qeveria do bashkojë Tatimet dhe Doganat

72
0
Shares

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar përvojën e tri vendeve – Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë, transmeton “Ora News”.

Të njëjtat burime shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efekasitetit të punës së organeve fiskale dhe lehtësimi i burokracive për biznesin, të cilët do të trokisnin në një derë të vetme.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Gjithashtu, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore, pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkonte ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave.

Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër, mund të krijojë probleme.

Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim që do të sillte bashkimi i dy administratave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY