FOTO/ ISIS djeg 3 milione fuqi ne naftë në Libi

FOTO/ ISIS djeg 3 milione fuqi ne naftë në Libi

96
0
Shares

Një terminal i naftës në Ras Lanuf të Libisë është përfshirë nga një zjarr i madh pas sulmit nga militantët e Shtetit Islamik.

Zjarrëfikësve iu janë dashur orë të tëra “lufte” për të shuar flakët në terminal.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, zjarri ka dëmtuar 5 nga 13 tanke të terminalit.

Korporata e Naftës Kombëtare (NOS) deklaroi se humbjet në terminal llogariten deri në tre milionë fuçi naftë dhe në këto kushte terminali i mbyllur që nga dhjetori 2014 rrezikon të përballet me një mbyllje të gjatë.

Megjithatë autoritetet janë duke vlerësuar më konktretisht shkallën e dëmit të shkaktuar.

Libia është e përfshirë nga dhuna dhe trazirat politike që prej kryengritjes që solli përmbysjen nga pushteti të Muamar Gadafi në vitin 2011.

Qeveritë rivale të mbështetura nga fraksione të armatosura në Tripoli dhe në lindje kanë luftuar për pushtet dhe një pjesë të pasurisë së naftës së vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY