Meta: Krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen

Meta: Krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen

87
0
Shares

Kreu i LSI-së Ilir Meta, njëherazi kryetar i Kuvendit dhe aleat në qeveri, ka nisur ditën e tij të punës, me nj intervistë për emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në  TV “News 24”.
Pjesë e bisedës nuk kishte si të mos ishte reforma në drejtësi. Sipas Metës, krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen, për shkak edhe të mosfunksionimit të hallkave dhe institucioneve të drejtësisë. Për Metën reforma po ecën në kohën e duhur, por e rëndësishme mbetet konsensusi nën frymën e “Venecias”. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që tashmë kjo reformë do ti nënshtrohet debatit politik.
“Reforma po ecën në kohën e duhur ndoshta me dy tre javë vonesë. Jemi në kohën kur Komisioni Venecias do të japë rekomandimet e tij përfundimtare. Fryma e ‘Venecias’ mbetet shumë e rëndësishme për të orientuar politikën drejt konsensusit për zgjidhjen e problemeve dhe thjeshtimin e sistemit në mënyrë që ky sistem i ri drejtësie të mos i fshihet marrjes së përgjegjësive dhe llogaridhënies. Fryma e ‘Venecia’ është e qartë, tani procesi do të jetë politik. Ndërsa e rëndësishme është të ruhet Kushtetuta.
Reforma në drejtësi nuk duhet të trajtohet si problem elektoral por të realizohet nën frymën e konsensusit. Venecia kërkon konsensus jo përcaktime të shumicave.
Reforma në drejtësi nuk duhet parë si qëllim në vetvete por edhe për të përforcuar ekonominë duke forcuar sundimin e ligjit.
Dialogu politik është kusht i ecurisë drejt integrimit evropian. Ka shpresa për arritjen e një konsensusi për reformën e drejtësisë”, u shpreh Meta.
Lidhur me një shqetësim qytetar, sipas të cilit kjo klasë politike nuk ka si të bëjë reformën në drejtësi, Meta artikuloi një batutë, sipas të cilit, politikanët duhet të izoloheshin në ishullin Sazanit të rrinë me gjarpërinjtë.
“Qytetarët dhe ndërkombëtarët kanë të drejtë të mendojnë se ne nuk mund të jemi pjesë e reformës, ndërsa na shohin si palë ndëshkuese. Por po të merreshin për bazë  ato që kemi thënë dhe themi ne politikanët  për njëri-tjetrin, akut për korrupsion e lidhje me krimin, atëherë do të mjaftonin për ti marrë e dërgua për izolim në Ishullin e Sazanit të rrinë me gjarpërinjtë”, u shpreh Meta.
Meta shpjegoi edhe përgënjeshtrimin e Luan Ramës nga Petrit Vasili.
“Për sa i përket një deklarate të FMN, nuk ka pasur qëndrim zyrtar nga LSI për disa prej shqetësimeve  të FMN. Luan Rama doli në emër të LSI-së, por nuk ishin qëndrime të konsultuara në kryesinë e LSI. Ndaj doli më pas edhe Petrit vasali dhe bri atë sqarim”, u shpreh Meta.
Më pas, duke u ndalur te qëndrimet ndaj qeverisë, si edhe  në vijim të sqarimit të rëndësisë së reformës në drejtësi, Ilir Meta u shpreh se korrupsioni dhe krimi nuk po luftohen.
“Korrupsioni nuk është luftuar krimi nuk është luftuar, krimi ka mbetur jetim. Sepse problemi mbetet te drejtësia, mos funksionimi i hallkave të saj. Policia ia dërgon prokurorisë, prokuroria gjykatës, gjykata vendos në bazë të dosjes së dërguar nga akuza. Për pasojë fillojnë justifikimet edhe nga policia e prokuroria duke ia lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës. Baza e gjithë reformës në drejtësi është forcimi i gjykatave. E rëndësishme është edhe rritja e shkallës së motivimit të gjykatësve e prokurorëve” u shpreh Meta midis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY