Pas inventarëve, fillojnë kontrollet për pagat në biznese

Pas inventarëve, fillojnë kontrollet për pagat në biznese

75
0
Shares

Në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen për verifikimin e pagave të deklaruara, krahasimin me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave…

Muaji i parë i këtij viti ka qenë shumë i zënë për tatimorët, që e nisën që në ditët e parë të 2016-s me kontrollet e inventareve të bizneseve. Tashmë radha u ka ardhur verifikimeve për pagat në sektorin privat, ku në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara, dhe krahasimin me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin e pagave, duke i krahasuar me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave.
Drejtoria e Tatimeve Tiranë i ka njoftuar bizneset se duke u bazuar në analizwn e vlerësimit të riskut mund të jenë objekt për verifikim në vend apo nga zyra nga administrata tatimore, bazuar në Ligjin Nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligji Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “ Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar, LIGJ Nr.9136, date 11.9.2003 “Për Mbledhjen e Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” i Ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të tij, lidhur me deklarimin e Pagave për punonjesit e tyre apo të vetëpunësuarit (Profesione të Lira).
Sipas njoftimit, Kriteret e përzgjedhjes së Tatimpaguesve për kontroll do të jenë :
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato reale bazuar në informacione të marra nga palë të treta apo verifikimi në vend.
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të subjekte të tjera private apo publike të të njëjtit lloj aktiviteti apo të ngjashëm me to, të cilët kanë të punësuar punonjës me të njëjtin lloj profesioni.
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të deklaruara nga individet nga Deklarimi i deklaratës individuale vjetore e të ardhurave.

Evazioni nga pagat, ndër më të lartët
Deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore vetëm 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që mesatarja rajonale është 10% e PBB-së, ndonëse vendi ynë ka ndër nivelet më të lartë të taksës së punës (15% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11.2% nga punëmarrësi).
Edhe të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat nga të punësuarit në sektorin privat, janë në vlerë absolute më të ulëta se ato nga punonjësit shtetërorë, ndonëse të punësuarit në biznes janë gati dyfishi i atyre në shtet.

Vite më parë (maj 2007) tatimet vendosën paga referencë për logaritjen e sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat, por kjo referencë u hoq në qershor të vitit 2012, pasi kishte ndikuar negativisht në renditjen e Bankës Botërore, “Doing business”, duke u reflektuar si kosto shtesë për bizneset.
Sot, për shumë të punësuar në sektorin privat është e zakonshme të marrin një pjesë të pagës përmes bankës, dhe diferencën (e patatuar) cash në dorë. /Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY