BATUTAT/ Ben Blushi ironizon Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Rilindjen…, etj

BATUTAT/ Ben Blushi ironizon Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Rilindjen…, etj

54
0
Shares

Ben Blushi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe para medieve, mes një sërë batutash, ai duket se ka ironizuar kreun e PS, kryeministrin Edi Rama, por edhe Koço Kokëdhimën.
Duke ju referuar protestës së sotme para selisë së PS, Blushi u shpreh se, “Nuk e kam ndjekur, por zgjedhje në PS duhet të ketë sigurisht. Ka që në vitin 2009 që nuk ka zgjedhje. Shpresoj që Asambleja të mblidhet sa më parë për të korrigjuar vendimit e Asamblesë pararendës për kongresin që duhej mbledhur në janar, por që janari po mbyllet dhe kongresi nuk po mblidhet. Edhe karnavalet e kanë një datë”, ironizoi Blushi
Për deputetin socialist, mbledhja e kongresit është domosdoshmëri edhe për diskutimin për ekonominë, koalicionin, reformat, etj.
Duke ju rikthyer mandatit të kryetarit të partisë, Blushi ka ironizuar Edi Ramën.
“Kryetari i PS është i vetmi që ka një mandat 7 dhe që po shkon drejt mandatit të përhershëm”, u shpreh Blushi.
Më tej ai, duket se pjesë të ironisë së tij, bëri indirekt edhe Koço Kokëdhimën, duke pasur parasysh sjelljet e tij, kryesisht në jug të vendit.
“Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion si biznes privat. Deputetët e PS caktojnë njerëz në drejtim të organizatave, sikur ta kenë partinë biznesin e tyre privat. Në një biznes privat nuk ka nevojë për zgjedhje se emërohen por në parti nuk është kështu”, u shpreh Blushi.
Ben Blushi bëri të ditur se nuk është ai i vetmi deputet që kërkon analizë të punës së qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar. Duke ngritur dyshimin se nuk po qeveris PS, por “Rilindja”, Blushi apeloi për atë që PS duhet të marrë në dorë qeverisjen e vendit. Sipas tij, rilindja falimentoi.
“Kush qeveris, Rilindja apo PS…?! Rilindja ka falimentuar, koha që qeverisjen ta marrë PS. Janë kruajua forume në PS, që nuk ekzistojnë”, u shpreh deputeti socialist.
Lidhur me mundësinë e kandidimit të tij për kreun e PS, Blushi e kishte një përgjigje.
“Kur të vijnë zgjedhjet do ua them në se do kandidoj për kryetar partie apo jo”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY