Përgjigja rrufe e Ilir Metës: Ok me PD për reformën zgjedhore

Përgjigja rrufe e Ilir Metës: Ok me PD për reformën zgjedhore

80
0
Shares

Ka qenë e menjëhershme përgjigja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, ndaj kërkesës së PD, për plotësimin e vendeve vakantë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, midis të tjerave nga Kuvendi bëhet e ditur se “Kryetari i Kuvendit shprehet se Reforma Zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë”.

Përgjigja e plotë e Kreut të Kuvendit Ilir Meta, ndaj kërkesës së PD


okvMë 28 janar 2016 do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të PD-së për plotësim të vendeve vakante në Komisionin e Posaçëm për Reformën zgjedhore
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, në vijim të kërkesës së tij drejtuar Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore dhe menjëherë pasi u njoh me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për plotësimin e këtij komisioni me përfaqësues të Grupeve Parlamentare, shpreh bindjen e tij se ky vendim do të merret në seancën më të parë të Kuvendit, atë të datës 28 janar 2016.
Kryetari i Kuvendit shprehet se Reforma Zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY