Ekspertët: Gjoba e bashkisë së Tiranës ndaj PD e falsifikuar

Ekspertët: Gjoba e bashkisë së Tiranës ndaj PD e falsifikuar

187
0
Shares

Eskpertët e Laboratorit të Policisë  Shkencor kanë bërë ët ditur se gjoba e bashkisë për PD-në është e falsifikuar. Pas më se një muajsh pas dyshimeve për falsifikimin e kësaj gjobe, ekspert e policisë shkencore, bëjnë të ditur se shkrimi i inspektorit të policisë bashkiake, mbi gjobë, nuk është i tij dhe se ai është falsifikuar. Sipas ekspertëve, firma në fund të gjobës është e ekspertit.
Në këtë konkluzion ekspertët arritën pasi inspektori i policisë bashkiake Besmir Karaj depozitoi më se një muaj më parë në prokurori, një kallëzim penal për falsifikimin e shkrimit të tij, në gjobën e bashkisë së Tiranës për PD.
Inspektori, Besmir Karaj, firma e të cilit rezulton mbi fletën e gjobës, kallëzoi në prokurori policinë bashkiake të Tiranës. Besmir Karaj deklaron në padinë e tij, se i kanë falsifikuar firmën dhe se gjoba është plotësuar nga kryeinspektori i policisë bashkiake. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me atë gjobë dhe se kishte vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj me akuzën e falsifikimit të firmës.
besmir karaj, prokurori1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY