SIMPTOMAT/ Viruset gripale, në 3 ditë 850 fëmijë marrin mjekim në QSUT

SIMPTOMAT/ Viruset gripale, në 3 ditë 850 fëmijë marrin mjekim në QSUT

81
0
Shares

Fundi i janarit shënon pikun e të prekurve nga viruset gripale. Pacientët e vegjël janë më të ndjeshëm nga këto viruse për shkak të imuniteti të dobët. Një ndër shkaqet e gripit dhe të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes është ulja e ndjeshme e temperaturave. Në ditët e fundit, 850 prindër kanë kërkuar ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre duke u paraqitur në Urgjencën e QSUT.
Në 3 ditët e fundit, në urgjencën e pediatrisë në QSUT janë paraqitur 850 fëmijë për shkak të gripit sezonal apo infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Luhatja e menjëhershme e temperaturave sipas mjekëve në këtë shërbim, ka shtuar fluksin e pacientëve të vegjël të cilët kanë dhe imunitet më të dobët.
Prindërit janë ata që me shfaqjen e simptomave të para duhet të paraqiten me fëmijët te mjeku i familjes, qendrat shëndetësore apo në urgjencat e spitaleve.
“Unë vajzën e kisha me bajame, grykët. Ndikon edhe koha. Unë kam doktorin e vajzës që e vizitova dhe më dha disa ilaçe për momentin. Më vonë të shikojmë. I bëra dhe disa analiza”, shprehet një prind.
“I kanë dalë disa gjëndra të fyti. Me rekomandime u zgjidh çdo gjë. Nga ngrica. Kam dhe djalin tjetër në shtëpi dhe ai me gjendje gripale e kam me temperaturë”, thotë një tjetër prind.
“Simptomat fillojnë që me bajamet, skuqja e fytit, hundët e zëna e kështu me radhë. Duhet marrim rekomandim te lagja, duhet të marrim shumë vula, të vijmë të presim faturat e të presim këtu 3-4 orë. Pastaj të takojmë mjekun”, ankohet një prind.
Gripi sezonal manifestohet kryesisht me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë dhe të vjella.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik pikun këto viruse e shënojnë në fund të Janarit. Ndërsa mjekët rekomandojnë të mos përdoren antibiotikët pa konsultim me ekspertë të shëndetit dhe të mos neglizhohen raste të tilla.

(“Ora News TV”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY