Këshilltarët e PD: Erion Veliaj falsifikoi, të zbatohet kodi

Këshilltarët e PD: Erion Veliaj falsifikoi, të zbatohet kodi

67
0
Shares

Nëse zbatohet Kodi Penal në rastin e rastin e falsifikimit të Erion Veliaj atëherë ai duhet të dënohet me 7 vjet burg, ose një mandat e gjysëm kryetari. Por ndërkaq mund të marrë edhe 2 milionë lekë gjobë.

Këshilltarët e PD-së kanë kërkuar sot që Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe ti nënshtrohet drejtësisë.

“Ekspertiza e laboratorit kriminalistik ka vërtetuar se shkrimi dhe firma në gjobën e Bashkisë së Tiranës, për pseudodëmet që PD krijoi në protestën e 8 dhjetorit, është e falsifikuar. Ky falsifikim është provuar shkencërishtt! Nuk ka akt më të turpshëm dhe veprim më të pacipë se të falsifikosh, të mashtrosh dhe manipulosh publikisht, duke dashur të fyesh e denigrosh një punonjës të shtetit, familjen e tij dhe imazhin e PD-së.

Ky aventurier i paskrupullt, i cili jo për herë të parë akuzohet publikisht si i përfshihet në falsifikime dhe abuzime të ngjashme, që nga koha kur drejtonte Lëvizjen Mjaft, si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot edhe shkencërisht provohet se është i tillë edhe si kryetar bashkie.

Meqenëse publikisht, në pacipësinë e tij, ka deklaruar se nuk ka asnjë falsifikim në fletën e gjobës dhe se mban përgjegjësi publikisht për këtë, minimalisht duhet ta japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, e cila për këtë vepër penale parashikon deri në 7 vite burg dhe deri në 2 milion lekë gjobë!”, thuhet në deklaratën e kreut të këshilltarëve demokratë, Leonard Olli. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY