17 vjecari shqiptar: Më përdhunoi siriani pas pijes

17 vjecari shqiptar: Më përdhunoi siriani pas pijes

67
0
Shares

Letra e një azilanti shqiptar publikuar tek “Jeta osh qef” tregon pasigurinë e refugjatëve shqiptarë në kampet gjermane. Historia është tronditëse por lexuesit shqiptarë nuk e kanë mirëpritur apo ndihmuar 17 vjecarin.

“Doja të ndaja me ju historinë time.

Jam një djalë 17 vjeç dhe jam me familjen në Gjermani për azil, po bëj gati 4 muaj këtu.

Qëndrojmë në një kamp afër Dortmundit prej dy javesh.

Në ditën e parë kur u bë transferimi jonë, vjen dikush dhe na ndihmon, një burrë sirian rreth 50 vjeç, ai është ngjitur me dhomen tonë (komshi).

Pasi unë di pak anglisht po flisnim pak në lidhje me kampin, se ne ishim të rinj aty, dhe po me shpjegonte disa gjera.

Ai ishte gay, por unë nuk dija gjë, më thërriste gati çdo ditë tek dhoma, rrinim duke folur për shumë gjëra, pasi ky kishte qenë mësues në Siri.

Sa herë që rrinim aty, konsumonim pak alkool, por mbrëmë ishte ferri për mua.

Po pinim vodka, gati dy shishe, sinqerisht nuk po e kontrolloja dot veten dhe fillova ta përqafoj si shok dhe iu ula afër, ai po më fërkonte dhe më erdhi një ndjesi për t’i ndenjë afër.

Pastaj nuk më kujtohet asgjë.

Zgjohem në mëngjes në dhomën time dhe babi më bërtiti se pse kisha pirë alkool, pasi e mori vesh kur ai më kishte sjellë në dhomë. Nuk po kuptoja asgjë, ndjeja shumë dhimbje për Zotin. Dola dhe e takova për ta pyetur çfarë ndodhi dje, më tha veç ‘që je shumë i mirë’.

U bëra pak nevrik, nuk kam asnjë lloj ndjenje për të, po nuk di ç’kam bërë…Kam nevojë për ndihmë nga një mjek urgjentish nuk di si të veproj, a t’i them familjes apo jo.

Ju lutem postojeni se do me ndihmojnë shumë komentet. Pa fyerje ju lutem”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY