Gjermanisë i duhen 500 mijë të huaj në vit

Gjermanisë i duhen 500 mijë të huaj në vit

75
0
Shares

Gjermanisë i duhen 500 mijë të huaj në vit për të siguruar mirëqenien.

Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot.

Këtë shifër e ka nxjerrë një studim i realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann, i publikuar këto ditë.

Faktori kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje është ai demografik.

«Ne (gjermanët) po bëhemi gjihnjë më të vjetër dhe po mbetemi gjithnjë më pak. Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot. Dhe kjo nënkupton një kthim mbrapa ose një ulje prej rreth 36 për qind ka thënë Matthias M. Maer nga fondacioni Bertelsmann, cituar nga albinfo.

Tkurrja e shpejtë e potencialit të fuqisë punëtore mund të sjellë probleme serioze në vend. Veç tjerash do të rrezikohej financimi i sistemeve të sigurimit social.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY