Sokol Balla sërish drejtor i informacionit në Top Channel

Sokol Balla sërish drejtor i informacionit në Top Channel

197
0
Shares

Sokol Balla rikthehet në krye të Departamentit të Informacionit në Top Channel.

Drejtuesi emisionit “Top Story”, Sokol Balla do të jetë prej sot drejtori i ri i Informacionit në Top Channel. Sokol Balla e ka mbajtur edhe më parë këtë pozicion.

Prezantimi i Ballës është bërë nga drejtoresha e re e Top Channel Vjollca Hoxha. Ndryhsimi në redaksinë e informacionit ndjek një sërë ndryshimesh që janë bërë në pikat kyce të këtij televizioni.

Balla zëvendëson në këtë detyrë Bledar Zagonjarin i cili po ashtu ka qenë që nga themelimi një nga drejtuesit kryesorë të informacionit.

Vetë Balla rrezikoi të humbte punën në Top Channel para pak muajsh pasi një video nga ambientet e tij personale qarkulloi në rrjetet sociale. Ai ndërpreu për pak kohë transmetimin e emisionit të tij Top Story duke u rikthyer sërish pas pak muajsh.

Ndryshimet në informacion janë edhe më të prekshme se sa në zonat e tjera televizive pasi zakonisht ndiqen edhe nga ndryshime në qëndrimet editoriale të televizionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY