Ambasadori amerikan Donald Lu kërkoi sot që partitë të largojnë nga listat e kandidatëve politikanët e korruptuar apo të lidhur me krimin.
“Udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletët e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i rëndësishëm por tani është po kaq i rëndësishëm zbatimi i plotë i ligjit të dekrimininalizimit”, tha ai.
Në vijim ai iu drejtua qytetarëve për përgjegjësinë e tyre. “Votuesit shqiptarë kanë nevojë të marrin përgjegjësinë për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë”, tha Lu.
Ambasadori amerikan theksoi edhe njëherë se në lista e zgjedhjeve vendore kishte kriminelë.
Ambasadori amerikan theksoi ndërkaq se partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht detyrimin për të siguruar transparencën e financave partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave te saj. Nxisim, të gjithë partitë politike të prezantojnë auditin ndërkombëtar të financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe ti bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve, u shpreh Donald Lu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/