Vendimi i Kushtetueses, vijon pezullimi i ligjit për procedurat tatimore

Vendimi i Kushtetueses, vijon pezullimi i ligjit për procedurat tatimore

70
0
Shares

Gjykata Kushtetuese vendosi te lere ne fuqi pezullimin e ligjit te procedurave tatimore!

Ligji që kaloi në parlament në fund të dhjetorit parashikonte masa ndëshkuese drastike ndaj bizneseve për shkelje të ndryshme.

Ligji parashikon dënim deri në 3 vite burg për të gjithë ata biznesmenë që kapen pa dhënë kuponin tatimor.
Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:
– 10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
– Gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
– Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
– E drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
– Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
– Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY