Burgu i Drenovës
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Qatrom.
Sipas informacioneve të para dyshohet se të shtënat me armë zjarri kanë qenë në një distancë prej 500 metra nga burgu i Drenovës.
Po ashtu raportohet se është qëlluar në ajër nga një mjet, që ka qenë në lëvizje. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërsa policia, pas njoftimit të marrë nga drejtuesit e burgut, është vënë në ndjekje të mjetit nga u cili u qëllua me armë zjarri.
Ende nuk dihen arsyet dhe autorët e këtij demonstrimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/