Gjoba e falsifikuar ndaj PD-së, Prokuroria do të marrë në pyetje shefen...

Gjoba e falsifikuar ndaj PD-së, Prokuroria do të marrë në pyetje shefen e kabinetit dhe kryepolicin bashkiak

98
0
Shares

Anuela Ristani, shefja e kabinetit në bashkinë e Tiranës

Pas konfirmimit se shkrimi në gjobën që bashkia e Tiranës vuri Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit ishte falsifikuar, Prokuroria pritet të thërrasë për të pyetur disa zyrtarë të bashkisë.
Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë se do të merren në pyetje i gjithë zinxhiri drejtues i policisë bashkiake, duke filluar nga kryeinspektori dhe drejtori i saj Ermal Kapllani.
Të njëjtat burime saktësojnë se do të thirren të gjithë zyrtarët që inspektori Besnik Karaj ka përmendur në denoncimin që ai beri për falsifikim të gjobës që mban firmën e tij. Edhe Shefja e kabinetit në bashki Anuela Ristani  pritet të japë deponimet e saj para hetuesve.
Sipas Karajt blloku i tij i gjobave i është sekuestruar nga eprori i tij me urdhër të Shefes së Kabinetit.
Një ditë më parë ekspertët e laboratorit kriminalistik konfirmuan se shkrimi që kishte plotësuar fletën e gjobës nuk ishte i inspektorit Karaj. Por firma në fund të fletës ishte e tija.
Në deklarimet e tij inspektori ka sqaruar se bllokun e gjobave e mban te firmosur dhe e plotëson në momentin kur konstaton një shkelje ligjore.
Sipas gjobës së bashkisë, Partia Demokratike duhet të paguajë 16.3 milionë lekë, për dëmet që shkaktuan protestuesit e saj më 8 dhjetor.
Sipas prokurorisë, pas marrjes në pyetje nuk përjashtohet mundësia edhe e marrjes së shkrimit grafik e krahasues të këtyre personave, për të ekzaminuar me shkrimin e vendosur në flet-gjobën ndaj Partisë Demokratike e cila rezultoi se nuk është e inspektorit Karaj por është e falsifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY