Ja kush është Bosi në koncesionin e TVSH

Ja kush është Bosi në koncesionin e TVSH

73
0
Shares

tvsh2

Në dy grafiqet e fundit të publikuara nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku tregohen se si është shpërndarja e të ardhurave nga TVSH mbi mesataren e rritjes mes shtetit dhe koncesionarit.

Tabaku ka llogaritur sipas marrëveshjes së bërë mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare shumën e parave që merr secili vit pas viti dhe për rritje të ndryshme të të ardhurave.

“Duke qenë se ky koncesion do të bazohet në TVSH e brendshme, baza e llogaritjes ka qenë TVSH e brendshme, është supozuar se nëse të ardhurat rriten deri në 11% koncesionari fiton 957 000 Euro; të ardhurat mbi 11% ndahen në 90% (koncesionari) me 10% (shtetin) dhe mbi 15% ndarja do të bëhet në raportin 65% (koncesionari) me 35% (shteti) si dhe nëse të ardhurat rriten mbi 17% atëherë raporti do të jetë 45% (koncesionari) me 55% (shteti).

Por le të bëjmë një provë të fundit, për 10 vjecarin. Ministria tha që vetë mendon se të ardhurat do të rriten me 440 milionë Euro, ndërkohë me koncesionarin do të rriten në 620 milionë Euro (pra 180 milionë euro më shumë). Në qoftë se ky shërbim koncesionohet në fund të 10 viteve koncesionari merr 24.01 milionë Euro dhe shteti 2.67 milionë Euro. Po pse duhet dhënë me koncesion thjesht për ti falur ca para një privati kur shteti vetë do ta rriste TVSH në këtë nivel?!

Për ta thjeshtuar llogaritjen e komplikuar financiare: nëse vitin aktual do të mblidhen 248.45 mln euro (duke përllogaritur vlerën me një normë rritje prej 14.4% në vit për 10 vjet) vlera që do të marrë koncesionari për këtë vit është 6.74 mln Euro ndërkohë që qeveria merr 750 mijë Euro. Me këto ritme, në fund të dhjetë vjeçarit rezulton se Koncesionari privat do të përfitojë maksimalisht nga ky koncesion 133.15 milionë Euro ndërkohë që qeveria 14.79 milionë Euro!!

Henri Paulson, sekretari i 74 i Thesarit në SHBA shprehej se “Korrupsioni gjallon atëherë kur pushteti puqet me oportunitetet”. E me sa duket ky është shembulli më i mirë!”, shkruan Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY