VIDEO HUMOR/ Nard Ndoka rikthehet “fuqishëm”, “i hakërrohet” ministrit të Brendshëm

VIDEO HUMOR/ Nard Ndoka rikthehet “fuqishëm”, “i hakërrohet” ministrit të Brendshëm

850
0
Shares

Deputeti Nard Ndoka i cili prej disa kohësh kishte munguar me batutat e tij, edhe në rrjetet sociale, është rikthyer “fuqishëm”.
Nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Nard Ndoka ka lëshuar një batutë sipas të cilit, “Njerëzit shëtisin  nëpër rrugë me leje pa armë, me leje me armë”, në vend që të thoshte “Me armë pa leje”.
Kjo ka shkaktuar ilaritet te deputetët dhe mistri i Brendshëm Saimir Tahiri.
I prekur nga reagimi i tyre, sikurse duket edhe nga videoja e “Report” TV, ai ndërsa ju ka thënë deputetëve që ishin në Komisionin se Ligjeve se nuk duhej të qeshnin i është “hakërruar” ministrit Saimir Tahiri.
“Mos i zbardh dhëmbët ti ministër, se nuk ishte ndonjë gafë e madhe. Termin e di më mirë se ju, por bëra lapsus”, u shpreh Nard Ndoka…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY