Ndryshojnë abonetë e transportit urban

Ndryshojnë abonetë e transportit urban

77
0
Shares

Abonetë për transportin urban në Tiranë do të ndryshojnë rrënjësisht që nga 1 shkurti i këtij viti.

Sipas operatorëve abonetë e reja nuk do të jenë të njëjtat me ato që janë përdorur më parë por do të jenë të gjitha me fotografi, njofton report tv.

Kjo bëhet për të shmangur përdorimin e saj nga e gjithë familja, megjithëse kërkesa për foto shton kostot e marrjes së abonesë e cila nga shkurti shtrenjtohet gati me dyfishin e vlerës.

Pas vendimit të këshillit bashkiak të datës 30 dhjetor 2015 abonetë e reja do të ndryshojnë si pasojë edhe e indeksimit të çmimit. Kështu në datën 1 shkurt qytetarët do të duhet të paguajnë 1200 lekë për abonetë e linjës, 1600 lekë për abonetë e përgjithshme ndërsa për abonetë e studentëve, me kërkesë të këshilltarëve të LSI çmimi do të mbetet 600 lekë.

Abonetë e reja duhet të kishin dalë tashmë në qarkullim por duket se kompanitë e transportit ende nuk janë gati, ndërsa qytetarët nga data 1 shkurt nëse nuk kanë një abone do të paguajnë 40 lekë për shërbimin e transportit urban.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY