VIDEO/ Mimi Kodheli zbulon ëndrrën e saj të fëmijërisë…, çfarë dëshironte të...

VIDEO/ Mimi Kodheli zbulon ëndrrën e saj të fëmijërisë…, çfarë dëshironte të bëhej kur të rritej…!

75
0
Shares

Nëse ajo do ishte fatorino treni, padyshim që do kish qenë më simpatikja në këtë lloj pune. Dhe pasagjerët padyshim që do ndiheshin të privilegjuar t’i ofronin biletën e udhëtimit një sharmanteje si ajo.
Po çfarë lloj ëndrre ka qenë kjo xhanëm? Pse fatorino, ndërkohë  që më logjike do kishte qenë  të kishte ëndërrua montatoren, derisa fëmijëria e saj ka kaluar në kohën e promovimit të modeleve socialiste të femrës, ku montatorja ishte një ndër to. Edhe saldatorja kuptohet; së bashku me mjelësen e lopëve.
Pra, çfarë e ka çuar të ëndërrojë të bëhet fatorino?
Ministrja e hirshme e Edi Ramës, gruaja moderne dhe njëkohësisht e rreptë, Mimi Kodheli ka kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë së saj në Elbasan. Në një rrëfim për nxënësit e një shkolle në këtë qytet, Kodheli tregoi se fotografitë e fëmijërisë së saj janë pikërisht nga rrugët dhe lagjet e Elbasanit. Ajo solli edhe një detaj që ka lidhje me dëshirat e saj kur ishte e vogël. Ndërkohë që u bë një ekonomiste e njohur dhe një drejtuese e rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, nuk do ta besoni cila ka qenë dëshira e fëmijërisë.
“Unë kam një lidhje të hershme me Elbasanin. Një pjesë të mirë të fëmijërisë e kam kaluar në këtë qytet. I kam disa foto këtu rreth e rrotull. Kështu që kam një ndjesi të fortë dhe të sinqertë që daton shumë herët, më shumë se 45 vite më parë. Madje kur isha e vogël dhe më pyesnin se çfarë do të bëhesh kur të rritesh, një pyetje standarde kjo që u bëhej të gjithë fëmijëve, i bëhet edhe sot besoj. I thoja që dua të bëhem faturino treni që të udhëtoj pa lekë nga Tirana për në Elbasan që të shoh gjyshen. Ëndrra ime ka ndryshuar pak nga faturinoja, me thënë të drejtën se ka rrjedhur shumë ujë në kohë, por sigurisht ëndrrat duhet të jenë të fundit që vdesin, e sidomos ëndrrat e një moshe si kjo që ju jeni sot”.
Këtë rrëfim ministrja Kodheli e bëri gjatë një takimi me maturantët e shkollës “Dhaskal Todri” për rekrutimet e të rinjve në sistemin ushtarak.
Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986. Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Tashmë drejton ministrinë e Mbrojtjes qysh nga viti 2013.

Nga Bardha Nergjoni
tesheshi.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY